Korce, ekzekutohen me armë dy persona

12/07/2010 09:00

Një 32-vjecar nga fshati Pojan i Korcës dhe nje mik i tij 40 vjec janë ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme ndërsa po transmetohej finalja e botërorit.

Altin Licolli ndodhej në dyqanin e tij se bashku me Arben Mican, kur nje person i armatosur ka qelluar nga dera e hapur pa paralajmerim duke i vrare te dy.

Policia mberriti ne vendin e ngjarjes dhe gjeti ne gjendje kritike per jeten 40-vjecarin ndersa 32-vjecari Altin Llicolli u gjet pa jete. I plagosuri eshte derguar ne spital ku mesohet se ka humbur jeten ne oret e para te mengjesit te sotem per shkak te plageve te marra ne trup.

Policia ka nisur hetimet per kete ngjarje duke shoqeruar dhe marre disa persona ne pyetje per te mesuar me shume ne lidhje me konfliktet qe mund te kishte 32-vjecari. Vrasja duket si nje ekzekutim i pergatitur per shkak se personi qe qelloi u largua menjehere duke i shpetuar kapjes nga ana e policise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA