
Sa më shumë shkëncëtarët njohin rëndësinë e geneve tek krijesat, aq më shumë arrijnë të kuptojnë lidhjen e sëmundjeve tek njeriu dhe kafshët.
Shkëncëtarët italianë të Universitetit Katolik të Romës kanë dalë në përfundimin se shkatërrimi i një geni mund të parandalojë edhe sëmundjen e diabetit.
Ata kanë vërtetuar tek minjtë se geni i vjetërsisë “p66shcA” duhet të shkatërrohet për të parandaluar diabetin. Nëse rezultatet do jenë efikase edhe tek njeriu, atëherë ky mund të jetë një nga zbulimet më të mëdha të këtij shekulli.
Studimi është publikuar në revistën prestigjoze Proceedings of the National Academy of Sciences”. Sipas të dhënave, minjtë pa genin p66 edhe pse obezë, jetojnë më gjatë se minjtë me këtë gen, prandaj shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se ky gen është shumë i dëmshëm dhe shkurton jetën.
Top Channel