Femrat zgjedhin fytyrën e Depp, si idealen

12/07/2010 10:00

Një sondazh i kryer së fundi ka treguar atë që mendojnë gratë mbi fizikun e burrit ideal.61 përqind e të intervistuarave kanë zgjedhur fytyren e Johnny Depp, si me idealen për një mashkull.

Flokët më të bukura janë vlerësuar ato të David Beckham me 42 përqind, krahët të Rafael Nadal me 63 përqind, kraharori më i bukur është zgjedhur ai i Daniel Craig.

Në këtë mozaik imagjinar, gratë kanë vlerësuar shpatullat e Taylor Lautner, barkun e Ryan Reynolds e këmbët e Frank Lampard.

I njëjti sondazh është kryer edhe te meshkujt, për të përcaktuar ata se cila do të ishte pamja e mashkullit perfekt.

Përgjigjet e tyre kanë qënë tërësisht të ndryshme prej femrave.

Ata zgjedhin Brad Pitt si mashkullin me fytyrë ideale, flokët e Gerard Butler, kraharorin e Will Smith, krahët e Vin Diesel, shpatullat e Hugh Jackman, barkun e Matthew McConaughey dhe këmbët e Johnny Wilkinson.

Top Channel