Cruijff: Holanda e vrazhdë dhe e ashpër

12/07/2010 21:20

Pas Rud Gullit, një tjetër ikonë “portokalli” ka kritikuar ashpër kombëtaren e Holandës.

Futbollin total në fushë e luajti Spanja dhe ky është një paradoks i vërtetë për ish sulmuesin Johann Cruijff, legjendë e viteve të arta kur Holanda dominonte botën me lojën sulmuese.

Në një artikull të gazetës katalanase “El Periodico”, ai thumboi kombëtaren e Bert van Marwijk që u ndeshkua me 7 kartonë të verdhë. “Holanda luajti një ndeshje shumë të shëmtuar, të trishtë, vulgare, të rëndë dhe hermetike”, theksoi ndër të tjera Cruijff.

Top Channel