
I ndodhur pranë grykëderdhjes së Shkumbinit, plazhi i Bashtoves ne Kavaje eshte nje prej viktimave te ndotjes se lumenjve, te cilet gjate rrjedhes se tyre behen kazanet ku shkarkohen mbetejet e dhjetra bashkive e komunave.
Ai tani nuk shume i frekuentuar, por ndertimi i rruges se re do ta fuse ate se shpejti ne listen e destinacioneve turistike. Per te pastruar kete zone punuan te dielen anetare te korpusit te vullnetareve me te cilet u bashkuen edhe nepues dhe drejtues te pushtetit vendor. Kreu i komunes qe administron kete zone, Sinan Shala, i drejtohet pikerisht kolegeve te tij.
“I bej apel të gjithë pushteteve vendore që të krijojnë edhe ato vende grumbullimi të mbeturinave”, tha Shala.
I bashkuar me vullnetaret nenprefekti i Kavajes kerkon bashkepunimin e pushtetit vendor me shoqerine per ruajtjen e mjedisit
Me vullnetaret u bashkuan edhe te rinj qe studiojne jashte vendit tyre, te cilet dine tashme shume mire se edukata qytetare eshte nje resur po aq i madh sa ai qe na ka dhuruar natyra.
Qindra thase me mbeturina u larguan nga kjo zone, tashme e pastruar. Permes kesaj pune, keta vullnetare apelojne prane pushtetit dhe vete qytetareve per per te mbajtur paster jo vetem zonat turistike.
Top Channel