
Një grup i organizuar grabitësish, që ishte kthyer në terrorin e supermarketeve të Athinës dhe rrethinave të saj, është shkatërruar nga policia greke.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i policisë së kryeqytetit helen në një konferencë për shtyp, ku ka saktësuar se grabitësit që përbënin grupin janë 4 shtetas shqiptarë.
Sipas burimit, arrestimi i grabitësve është bërë menjëherë pasi ata kishin vjedhur nën kërcënimin e armëve 62 mijë euro.
“Grupi ishte shumë i organizuar, pasi dinte me përpikmëri se kur punonjësit e supermarketeve dorëzonin paratë e mbledhura në një javë”, ka deklaruar kryepolici i Athinës.
Sipas tij, gjatë operacionit të policisë u sekuestruan edhe një armë automatike e tipit kallashnikov, një pistoletë, një thikë e përmasave të mëdha, si dhe një uniformë punonjësish në supermarket.
Burimi ka shtuar më tej se në tre vjet 4 shtetasit shqiptarë kanë grabitur mbi 2 milionë e 250 mijë euro, një pjesë e të cilave është investuar në Shqipëri.
Top Channel