Botërori në 3D edhe në Shqipëri

11/07/2010 12:20

Teknologjia tre dimesionale ka mbërritur në Shqipëri. Në kinema “Imperial” është bërë e mundur shfaqja direkte e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Uruguajit në maksimumin e teknologjisë.

“Kinema ‘Imperial’ sjell risinë më të fundit të teknologjisë kinema 3D dhe po e hapim në një event shumë të rëndësishëm si kampionati botëror. Jemi ndër 25 shtetet që e sjellin këtë teknologji”, është shprehur Altin Prifti, drejtor i përgjithshëm i kinema “Imperial”.

Sot në mbrëmje edhe finalja e këtij kampionati botëror do të shfaqet në këtë kinema në 3D duke e futur Shqipërinë në listën e 25 vendeve që përdorin këtë teknologji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA