Bilanc tragjik në rrugë

11/07/2010 08:55

Dita e shtunë ka ofruar një bilanc tragjik në rrugët e vendit. Katër persona kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Lezhë

Aksidenti i parë është rregjistruar në rrugën Kallmet-Blinisht. Një motoçikletë është rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e shtetasve Lek Zefi 32 vjeç dhe Mir Kukaj 30 vjeç. Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje. Sipas të dhënave të deritanishme, bëhet e ditur se aksidenti ka ardhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës rrugore në këtë aks.

Vlorë

Pasdite një 65 vjeçar u vra në rrugën transballkanike në Vlorë. Ai kishte shkuar në qytetin bregdetar nga Fieri për pushime së bashku me bashkëshorten dhe ndërsa ka tentuar të kalojë rrugën transballkanike është goditur nga një automjet me targa të Tiranës. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë viktima është hedhur dhjetra metra larg në asfalt dhe për shkak të frakturave të rënda humbi edhe jetën. Bashkëshortja e tij shpëtoi.

Fushe kruje

Viktima e katërt është rregjistruar në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Një person humbi jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë kur një trajler me targa të Krujës u përplas me një automjet me targa të Kosovës. emrat e viktimës dhe të të plagosurve nuk janë breë të ditur, por personi që humbi jetën udhëtonte me një automjet Seat me targe: 50 Kosove 064, ndërsa dy të plagosurit udhëtonin me trajlerin me targë Kruje 5932 A. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekimin e duhur, ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
 
Lushnjë

Nje 13 vjeçar me inicialet E.C është bërë protagonist i një ndjekjeje prej qindra kilometrash nga ana e policisë. Paraditen e sotme ai mundi të rrëmbejë në qytetin e Sarandës një automjet Benz Mercedes ML me targa të Fierit 8888 C dhe pa ju ndalur asnjë postoblloku policie mundi të shkojë deri në Lushnjë. Në superstradë policia ka ngritur postobllokun e rradhës dhe për të ndaluar mjetin kanë qëlluar në ajër me armë zjarri. Kjo ka trembur të miturin që ka ndaluar duke shkaktuar një seri aksidentesh. Mbi dhjetë mjete janë përplasur, por pa shkaktuar dëme në njerëz. I mituri është shoqëruar në policinë e Tiranës.
 
Kurbin

Një autobot me naftë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Mamurras – Laç. Sipas burimeve zyrtare të polcisë së Kurbinit, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe dalja përballë e disa autoveturave që po lëviznin në drejtim të Tiranës, në krah të kundërt të drejtimit të lëvizjes së autobotit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA