Vrasja e Konomit, autoret kërkohen jashtë

10/07/2010 15:35

Në plan të parë të hetimeve në lidhje me vrasjen e Franc Konomit, mbeten aktivitetet e tij jashtë territorit shqiptar.

Burime të brendshme të policisë bëjnë të ditur se viktima ka patur probleme me komunitete kriminale në Greqi, Spanje dhe France. Informatoret e policise e kane pasqyruar kete fakt ne informacionet e klasifikuara sekret te tyre edhe me pare si edhe gjate 48 oreve te fundit ku edhe kane patur ceshtjen si primare.

Nga deponimet e te shoqeruareve ne polici, nuk u arrit te sigurohej ndonje e dhene ne lidhje me identifikimin e vrasesve, pervec faktit te nje motociklete me targa greke.

Vete inspektoret e policise jane duke kontrolluar per nje motociklete te tille e cila mund te jete ende ne Tirane, pasi nuk rezultone qe mjeti me te cilen levizen dy vrasesit te jete larguar pas krimit nga kryeqyteti per shkak edhe te ngritjes se postblloqeve.

Policia nuk mohon qe vrasja mund te kete edhe motive te tjera, ato te ndonje hakmarrjeje te vjeter per shkak te pjesemarrjes se Konomit ne aktivitete kriminale edhe brenda territorit shqiptar. Pista kryesore ne fakt ka hasur goxha probleme, per faktin se policia nuk mund te ngreje dot akuza paraprake per shtetasit, me te cilet eshte konfliktuar kohet e fundit Konomi, per faktin se ata ndodhen jashte territorit shqiptar, ku edhe marrja ne pyetje e tyre do te jete tejet e veshtire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA