Vlorë, zjarr në pyllin e Sodës

10/07/2010 18:00

Pak pas mesdite, një zjarr është sinjalizuar në pyllin e Sodës, c’ka ka shkaktuar frikë te pushuesit e zonës.

Vatra e zjarrit ka qenë 500 metra larg TEC-it, në një zonë e cila është me bimësi të dendur.

Mbërritja e zjarrfikësve në kohë ka evituar shtrirjen e zjarrit në pjesën tjetër të pyllit. Sipas zjarrfikësve, zjarri është shuar brenda një ore, ndërkohë që dëmet kanë qenë të pakta.

Shkak për zjarrin mund të ketë qenë ndonjë pakujdesi e pushuesve të zonës. Po ashtu, shkak që zjarri është bërë dhe me i rrezikshëm ka qenë prania e mbeturinave që janë hedhur në këtë zonë të pyllit, mes të cilave edhe goma të përdorura të automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA