Vlorë, e përplas makina, vdes 65 vjecari

10/07/2010 18:50

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 65 vjecari është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, ne rrugën transballkanike.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima e aksidentit po ecte bashkë me bashkëshorten e tij, kur papritur është përplasur nga një makinë që i vinte nga pas.

Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje policia ka arritur të zbulojë se 65 vjecari i vrarë është nga qyteti i Fierit, ndërkohë që makina me targë “TR 3696 C” rezulton e marrë me qera.

Burimet shtojnë më tej se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe se drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA