Topi promovon turizmin malor

10/07/2010 20:15

Turizmi malor, me gjithë resurset qe ka vendi ynë, nuk frekuentohet shumë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga disa ambasadorë, ishte në zonën e Thethit, një nga destinacionet turistike më të bukura.

Kreu i shtetiti tha se duhet bërë më shumë për promovimin e këtij sektori, në mënyrë që të shfrytëzohen më mirë pasuritë natyrore.

“Është një nga takimet më emocionuese të jetës time. Duhet të pranojmë se jo të gjitha gjërat i bëjmë mirë në jetën tonë. Dua të them se këto mrekulli duhet të ishin zbuluar më parë. Është një lloj autokritike, por që vlen shumë. Aktualisht po punohet për këtë zonë, për të lidhur Shqipërinë me Kosovën dhe Malin e Zi”, ka deklaruar Topi.

I pranishëm, ambasadori gjerman Bernd Borchardt ka deklaruar se projekti i nisur nga qeveria në bashkëpunim me ambasadat po jep frytet e tij.

“Kur erdha para disa vitesh, flisnim për plane ku të kishte 600 vetë gjatë vitit që vinin këtu. Ndërsa sot unë dëgjoj se vijnë 7 mijë vizitorë. Kjo tregon suksesin e këtij projekti”, është shprehur Borchardt.

Top Channel