Topi: Kuvendi ka përmirësuar performancën

10/07/2010 15:25

Presidenti Bamir Topi nuk ka preferuar rrëzimin nga parlamenti të dy kandidatëve deri tani, njëri për Gjykatën Kushtetuese dhe së fundmi për Gjykatën e Lartë.

Duke respektuar kete kompetence te Parlamentit per te dhene pelqimin ose jo per kandidatet e zgjedhur nga Presidenti, zoti Topi vleresoi procedurat e reja te Parlamentit per te shqyrtuar ne merite dhe jo vetem formalisht, kandidatet per anetare te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese. Nje procedure qe mungonte 2 vjet me pare, kur parlamenti rrezoi ne bllok 5 dekretet e presidentit per Gjykaten e Larte.

“Dua të përgëzoj që është rritur ndjeshmëria për të përmirësuar metodologjinë e dëgjimit, të transparencës së kandidaturave dhe të vlerësimit. Dhe në saje të përmirësimit të kësaj metodologjie është bërë e mundur që dy kandidaturat, të cilat ishin rrëzuar dy vite më parë, të rivlerësohen nga Kuvendi dhe të marrin votën e Kuvendit”, tha Topi.

Megjithate, nje pakenaqesi per rrezimin e dy kandidateve, duket se eshte e pranishme tek presidenti Bamir Topi, i cili ka paralajmeruar se me procedura te ngjashme do te shqyrtoje kandidaturat, qe i vijne nga pushtetet e tjera. Persa i perket pushtetit ekzekutiv, rastet qe i propozohen per emerim presidentit jane kryeministri, nga partia qe del e para ne zgjedhje, ose emerimi i ministrave, propozim qe i vjen nga kryeministri.

“Ne duhet të marrim shembull si institucione nga njëri-tjetri. Në rast se Kuvendi me të drejtë ka rritur rigorozitetin në kontrollin e kandidaturave, kjo vlen dhe për Institucionin e Presidentit, që duhet ta përmirësojë, të vendosë kritere shumë më rigoroze për të gjitha kandidaturat dhe propozimet që vijnë nga pushtetet e tjera. Pra, kjo është historia e pushteteve në një vend demokratik, “check and balance”, shikojnë njëri-tjetrin, kontrollojnë njëri-tjetrin dhe punojnë për demokracinë”, tha Topi.

Me kete qendrim presidenti Topi duket se i ka atribuar vetes te drejten per te vepruar si pushtet, ne nje kohe kur kushtetuta njeh si te tille vetem legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqesorin. Megjithate kjo deklarate e Presidentit, nje nga me interesantet, ne raport me ekzekutivin, gjate ketyre tre vjeteve te ushtrimit te mandatit presidencial, mund te coje ne nje debat te ri institucional dhe kushtetues per kompetencat formale dhe substanciale te Presidentit, i cili eshte i vetmi institucion kushtetues ne vend, qe funksionon prej 12 vjetesh, qe kur eshte miratuar Kushtetuta, pa ligjin e vet organik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA