Tërmet i fuqishëm në Elbasan

10/07/2010 00:30

Lëkundje të fuqishme sizmike u ndjenë në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan rreth 15 minuta pas mesnatës.

Nga të dhënat e para ende të pakonfirmuara, epiqendra e tërmetit u regjistrua në trekëndëshin Tiranë-Krrabë-Cërrik dhe magnituda e tij ishte 4.9 i shkallës rihter

Lëkundjet që zgjatën për disa sekonda u ndjenë në Elbasan, Tiranë, Durrës dhe rrethina.

Pak çaste pas lëkundjeve prefekti i Tiranës, Keltis Kruja u shpreh se në këtë qark nuk ka të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë që mbetet për t’u konfirmuar situata në Elbasan e Durrës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta