
Numri dy i deputetëve Socialdemokrate të Parlamentit Europian, Johanes Svoboda, i kërkon mazhorancës dhe opozitës të kapërcejnë krizën politike në vend dhe vecanërisht qeverisë të bëjë hapa përpara në cështjen e hetimit parlamentar të zgjedhjeve.
“Unë nuk mendoj se kriza ka përfunduar. Natyrisht që hapi që ka ndërmarrë Partia Socialiste duke shkuar në parlament për të punuar në parlament, është një hap i rëndësishëm, por sic thotë një fjalë, duhen dy vetë për të kërcyer tango. Unë mendoj se edhe qeveria duhet të bëjë disa hapa përpara, por ajo cka na intereson ne nuk është që të akuzojmë njërën ose tjetrën palë. Unë nuk kam për të akuzuar qeverinë. Unë po punoj me kolegët e mi socialdemokratë që të dyja palët, qeveria dhe opozita të gjejnë një rrugëdalje nga kriza, që të ulen sëbashku, që të krijojnë këtë komision për të cilin ranë dakord, ku opozita socialiste do të ketë shumicën dhe kryetarin. Pastaj të punojnë për një legjislacion të ri i cili të bazohet tek analiza e legjislacionit të kaluar, cfarë mund dhe cfarë duhet bërë më mirë herën tjetër në mënyrë që të ketë transparencë të plotë”, thotë Svoboda.
E rendesishme per nenkryetarin e socialisteve europiane eshte qe palet te krijojne kushtet e favorshme per zgjedhjet e ardhshme lokale, qe pritet te mbahen ne fund te pranveres se ardhshme.
“Qeveria dhe opozita duhet të përpiqen të gjejnë një rrugëdalje nga kriza sidomos nëse kemi parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore që të paktën një herë të kemi zgjedhje që të mund të quhen nga të gjitha palët, të lira, të ndershme dhe transparente. Këto janë mesazhet kryesore të Parlamentit Evropian”, u shpreh Svoboda.
Top Channel