Simpson feston 30 vjetorin në Capri

10/07/2010 10:30

Në ndryshim nga ditëlindja e 29-të, Jessica Simpson ka zgjedhur një tjetër njeri dhe një tjetër vend për të festuar 30 vjetorin.

Një vit më parë ajo e kaloi mes lotëve pas ndarjes nga Tony Romo, por këtë vit gjerat ndryshojnë. Ajo ka udhëtuar në ishullin italian të Capri-t me të dashurin Eric Johnson, ish futbollist i San Francisco 49-ers.

Ata do kalojnë plot 5 javë në magjinë e ishullit ku shpresojnë të gjejnë qetsësinë e munguar. Ky nuk është udhëtimi i parë i ciftit pasi më parë ata kanë shkuar edhe në Florida ku Johnson e ka prezantuar këngëtaren me prindërit e tij.

Top Channel