Shqiptarët rrisin konsumin e bananes

10/07/2010 08:20

Shqiptarët, konsumatorë të mëdhenj të bananeve. Në vitet e fundit konsumi i këtij fruti ekzotik ka njohur rritje progresive dhe kjo shfaqet edhe në sasinë e importuar gjatë këtij viti.

Ditën e premte përfundoi shkarkimi në kalatë i një ngarkese prej 949 tonësh me banane. Anija tregtare e ankoruar në një nga kalatat portuale të Portit detar të Durrësit ka përfunduar brenda 14 orësh shkarkimin e 948.5 tonë banane, porosi e subjekteve private grosiste shqiptare për tregun vendas.

Burime zyrtare të Autoritetit Portual Durrës bëjnë të ditur se që nga fillimi i këtij viti, sipas kërkesave të firmave private në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar në total 12.491 tonë banane, ndërkohë që gjatë të gjithë vitit 2008 janë përpunuar gjithsej 15.554 tonë.

Ndërkohë, statistikat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2009 sasia e përgjithshme e bananeve që kanë mbërritur në Portin e Durrësit ishte 19.774 tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA