Sarandë, 13 vjecari grabit makinën dhe arratiset

10/07/2010 17:10

Një 13 vjecar kryeqytetas është bërë protagonist i një ngjarjeje të pazakontë në qytetin jugor të Sarandës.

Adoleshenti me iniciale E.C ka grabitur një makinë në qytetin bregdetar dhe me shpejtësi të madhe është drejtuar për në Tiranë, duke shpërfillur postoblloqet e policisë.

Kjo e fundit bën të ditur se 13 vjecari u ndalua në Lushnje, pasi agjentët e postobllokut qëlluan me armë në ajër.

Si pasojë e ndalimit të papritur të makinës me targa Fieri, 10 makina të tjera janë përplasur, për fat të mirë pa lënduar njeri.

Burimet policore shtojnë se 13 vjecari E.C është shoqëruar në komisariat për të sqaruar motivet e veprimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA