Rriten taksat mbi pagën

10/07/2010 15:40

Qeveria ka miratuar një vendim i cili rrit kontributet e sigurimeve për të gjithë të punësuarit me paga të larta, por edhe ata me paga minimale si në shtet ashtu edhe në privat.

Vendimi i qeverise, e bën pagën maksimale për efekt të përllogaritjes së kontributeve nga 80 mijë e 600 lekë në 84 mijë e 100 lekë.

Si pasojë e këtij vendimi, për të gjithë ata që kanë një pagë mujore më të madhe se 84 mijë lekë, taksat mbi pagën rriten nga 400 deri në 500 lekë në muaj. Në rastin e të punësuarve në sektorin privat, efekti është i dyfishtë, pasi prek jo vetem punonjësit, por edhe bizneset.

Për këto të fundit, efekti financiar është edhe më i madh, gati 600-700 lekë në muaj, shtesë në taksa për ccdo të punësuar me pagë më të lartë se 84 mijë lekë. Ndërsa për punonjësit e regjistruar me pagë minimale, kontributet rriten me 70 deri në 100 lekë në muaj.

Ministria e Financave ende nuk e ka sqaruar se cili është efekti financiar i kësaj mase në buxhet, por përmes këtij vendimi qeveria rekuperon përmes rritjes së taksave, një pjesë të parave që do përdorë për rritjen e pagave.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA