PS: Prifti pasurohet në kohë krize

10/07/2010 19:40

Opozita ka akuzuar ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, se në vitin e krizës, kur të gjithë shqiptartët e thjeshtë janë varfëruar, ai ka shtuar pasurinë e tij me 1.8 milion euro.

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj tha se ky është një shembull i fortë i abuzimit me detyrën nga zyrtarët e lartë të qeverisë.

“Ndërkohë që për shqiptarët viti i fundit ka qenë viti i varfërimit, pasuria e Priftit është rritur me 1.8 milion euro. C’është kjo pasuri në një kohë krize? Si mund të justifikohen këta njerëz që shfrytëzojnë postin dhe detyrën jo për qytetarët, por për të mbushur xhepat e tyre?”, ka deklaruar Imeraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA