
Opozita e konsideron të pavlefshëm komisionin hetimor parlamentar të votuar nga mazhoranca. (UPDATE)
Socialistët mendojne se rezoluta e Parlamentit Europian rekomandon krijimin e nje komisioni parlamentar, jo duke modifikuar ate te votuar nga mazhoranca
“Parlamenti Europian kërkon ngritjen e një komisioni të ri hetimor, duke e bërë nul përfundimisht komisionin e Saliut. Komisioni i ri hetimor duhet të ketë rregulla të qarta, shumicë të opozitës dhe të drejtohet nga opozita. Rezoluta e Parlamentit Europian shkon edhe më tej, duke kërkuar që komisioni i ri hetimor, me shumicë dhe kryetar të opozitës, të ketë mandat për të hetuar materialet elektorale të zgjedhjeve të fundit.Pra është e qartë, se zgjidhja e krizës politike kalon vetëm përmes hetimit dhe bërjes së transparencës se zgjedhjeve të kaluara, jo për të ndryshuar rezultatin, as për të rinumëruar votat, por për të kuptuar qartë manipulimet që kanë ndodhur më 28 qershor, në mënyrë që zgjedhjet e reja të mos vdesin nga e njëjta sëmundje e zgjedhjeve të fundit”, tha deputeti socialist, Taulant Balla.
Deputeti Balla tha se mazhoranca duhe ta marre seriozisht tashme kete ceshtje, ne te kundert vijimi i krizes politike do te vazhdoje te prodhoje probleme serioze per integrimin e vendit.
PS kembengul se nuk ka asnje hap perpara per zgjidhjen e krizes, derisa nuk ka nisur te zbatohen rekomandimet e rezolutës se Parlamentit Europian.
Top Channel