Oktapodi Paul, tashmë edhe lojë

10/07/2010 11:45

Bashkë me vuvuzelat, oktapodi Paul është bërë i famshëm në gjithë botën për shkak të parashikimeve të sakta për të gjitha ndeshjet e kombëtares gjermane deri tani.

Kjo ka bërë që një ndërmarrje argjentinase të krijojë një lojë me protagonist oktapodin gjerman. Loja është e thjeshtë; shkruhet një pyetje dhe shtohen dy përgjigje të mundshme.

Në këtë pikë pyetet Paul që mund të lëvizë në të majtë osë në të djathtë dhe nëse nuk të pëlqen përgjigja mund edhe ta godasësh me grushta.

Një dorezë boksi e kuqe lëviz me anë të mouse dhe cdo klik është një grusht për kafshën e gjorë. “Pyeteni për cdo gjë, numra llotarie, të fejuara. Ai do t’ju përgjigjet gjithmonë”, thotë kompania.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA