Nishani: Do kthejmë besimin tek gjyqësori

10/07/2010 19:55

Gjyqësori vazhdon të jetë institucioni më pak i besueshëm nga publiku, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit.

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani thotë se do të zbatohet një strategji për të kthyer besimin tek drejtësia.

Sipas Nishanit, gjykatësit që nuk kanë integritetin e duhur moral nuk duhet të ngarkohen me cështje të rëndësishme.

“Brenda sistemit gjyqësor ka gjyqtarë dhe prokurorë që kanë integritet të lartë profesional. Dhënia e mbështetjes këtij kontigjenti, unë besoj se do të fillojë të bëjë dallimin vetë brenda sistemit”, ka pohuar Nishani.

Ministri ka folur edhe për gjykatën administrative, duke nënvizuar se ajo do të jetë një mundësi më shumë për qytetarët që të verifikojnë në mënyrë elektronike pretendimet e tij.

“Cdo qytetar që mund të ketë pretendime për shkelje, mund ta krahasojë pretendimin e tij me sistemin”, ka shtuar Nishani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA