Kurbin, aksidentohet autoboti me naftë

10/07/2010 18:10

Një autobot me naftë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Mamurras-Laç.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe dalja përballë e disa autoveturave që po lëviznin në drejtim të Tiranës, në krah të kundërt të drejtimit të autobotit.

Automjeti ishte futur në krah të kundërt të rrugës për shkak të ndërtimeve që po bëhen në anë të saj. Edhe mungesa e sinjalistikës në rrugë ka provokuar këtë aksident.

Fatmirësisht batimi i mjetit nuk ka sjellë shpërthimin e tij, ndërsa është lënduar drejtuesi, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA