Korcë, goditet me makinë, humbet jetën 42 vjecari

10/07/2010 09:20

Me ardhjen e sezonit veror, rritet ndjeshëm edhe numri i aksidenteve vdekjeprurëse në vend.

Një ditë pasi rrugët e vendit u përgjakën për shkak të disa aksidenteve, mëngjesi i sotëm nis me një tjetër viktimë. Bëhet fjalë për shtëtasin 42 vjecar Addriatik Gallo.

Ai po udhëtonte me bicikletën e tij në aksin Korce-Erseke kur u godit nga një makinë ende e paidentifikuar. Burri ka ndërruar jetë, ndërsa makina që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesi i saj, nuk janë identifikuar ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA