Kakavijë, arrestohet polici për mitmarrje

10/07/2010 09:45

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kryer një aksion duke vënë në pranga një punonjës të policisë me detyrë në doganën e Kakavijes, i cili akuzohet për mitmarrje.

Bëhet fjalë për punonjësin Afrim Shena, i cili është prangosur pasi tentoi të kalonte ilegalisht drejt Greqisë një cift që i kishte dhënë një shumë të hollash.

Sipas policisë, ata kishin paguar rreth 3 mijë euro për të kaluar kufirin por gjithcka është zbuluar, duke cuar të arrestimin e punonjësit të policisë.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta