
Luftë në distancë mes Australisë dhe Japonisë për shkak të politikave të ndryshme ambientaliste.
Ambasadori japonez në Kanberra, Takaai Kojima ka deklaruar për radion Abc se zyrtarët vendas duhet të ndjekin një politikë më të saktë në lidhje me grupin ambientalist “Sea Shepherd” që konfliktohet shpesh me anijet japoneze për gjuetinë e balenave në Antarktidë.
Aziatikët janë të shqetësuar për mungesën e reagimit të Australisë, ndaj atyre që i quan sulme të dhunshme. “Australia që është vendi ku Sea Shepherd parkon anijet dhe firmëtare e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurinë e transportit detar, duhet të marrë masa ndaj këtij grupi dhe të ndëshkojë aktivitetin e tyre”, theksoi diplomati i Tokjos.
Kojima shtoi se Japonia është e zhgënjyer për sjelljen e Australisë pasi coi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë cështjen e gjuetisë së balenave në Antarktidë.
Top Channel