Greqi, identifikohet shqiptari i vrarë

10/07/2010 16:55

Është zbardhur emri i një prej dy shtetasve shqiptarë të vrarë në ngjarje të ndryshme mengjesin e sotëm në Athinë.

Sipas informacioneve të fundit, policia greke ka arritur të identifikojë me emrin Kastriot Nikolli, shqiptarin që u vra në rrugën “Aharnon”.

Autoritetet greke vlerësojnë grabitjen si motivin kryesor për vrasjen e 40 vjecarit nga qyteti i Mirditës.

Nuk janë të rralla rastet kur emigrantët shqiptarë bëhen objekt i kronikës së zezë në mediat e vendit fqinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA