Berisha-Swoboda: Gati të zbatojmë rezolutën

10/07/2010 18:20

Gjatë qëndrimit të tij në Dubrovnik, në samitin që trajton sfidat globale me të cilat përballet Europa juglindore, kryeministri Berisha është takuar me nënkryetarin e grupit socialist në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda.

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e kryeministrit, sipas së cilës zoti Berisha e falenderoi zotin Swoboda për miratimin e rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe angazhimin e grupit socialist në PE për të inkurajuar integrimin europian të vendit.

Në këtë takim, thuhet në njoftim, kryeministri Berisha rikonfirmoi vullnetin për të zbatuar rezolutën në bashkëpunim të ngushtë me opozitën, për të përshpejtuar integrimin europian të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA