Aksident rrugor, një i vdekur, dy të plagosur

10/07/2010 14:45

Aksident në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Ngjarja ndodhi kur një makinë me targa të Kosovës u përplas me një trajler. Viktima ndodhej në automjetin e vogël, ndërsa të plagosurit ndodheshin në trajler.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekimin e duhur.Ende nuk dihen emrat e viktimës dhe të plagosurve, ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Top Channel