Afrikë e Jugut, fushatë kundër peliceve

10/07/2010 08:55

Botërori i Afrikës është një mundësi mjaft e mirë për të reklamuar në nivel botëror mbrojtjen e kafshëve.

Këtë e kanë bërë një grup aktivistesh, të cilat kanë pozuar të lyera me ngjyrat e flamujve të kombëtareve pjesëmarrëse në botëror për t’i thënë “jo” veshjes së peliceve.

Aktivistet e shoqatës Peta kanë parakaluar të lyera me ngjyra në Sandton të Afrikës së Jugut. “Të bashkuar kundër mizorisë. Mos vishni pelice”, është sllogani i fushatës.   

FOTO GALERI
1/3
Aktivistet lyhen me ngjyrat e kombëtareve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA