Rriten rrogat e administratës shtetërore

09/07/2010 00:45

Në mbledhjen e së enjtes qeveria vendosi rritjen e rrogave të administratës shtetërore.

Ato që rriten më shumë janë rrogat e mjekëve, me 11 përqind. Më pas, rrogat e infermierëve do të rriten me 9 përqind. Më 6 përqind do të rriten rrogat e mësuesve. Pagat e tjera, ndër të cilat ato të ushtarakëve dhe policëve, do të kenë një rritje nga 4 deri në 5.2 përqind. Pagat e ulta do të rriten me 10%, kurse pagat e larta, ato të presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve apo posteve të tjera politike, nuk do të rriten.

Sipas kryeministrit, rritja e pagave bëhet e mundur nga realizimi i të ardhurave për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Kjo rritje, u shpreh kreu i qeverisë, nuk do të ketë asnjë ndikim mbi borxhin publik.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA