Lushnjë, ekzekutohet një 27 vjeçar
09/07/2010 01:05
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjës rreth mesnatës, kur një person u qëllua për vdekje me armë me silenciator.
Sipas komisariatit të Policisë së Lushnjës, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, viktima është Gerti Lala, 27 vjeç. I riu u qëllua në lagjen “Skënder Libohova” në vendin e quajtur “Ypsiloni” me një pistoletë me silenciator. Plagët e marra shkaktuan vdekjen e Lalës para se ai të mund të merrte ndihmën e parë mjekësore.
Uniformat blu nisën menjëherë hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e këtij krimi, që për momentin mbeten ende mister.
Top Channel