Lohan, teste për drogën deri në gusht 2011

09/07/2010 16:05

Kohë të vështira po vijnë për aktoren amerikane, Lindsay Lohan. Pasi është dënuar me 90 ditë heqje lirie, ajo do t’i nënshtrohet edhe testeve të vazhdueshme për drogë dhe alkool deri në gusht të vitit 2011.

Ajo është e detyruar të paraqitet në gjykatë sa herë t’ia kërkojë gjykatësja Marsha Revel. Gjithashtu do lejohet të mjekohet për t’u shkëputur nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit. Babai i saj, Michael Lohan shprehet se e bija nuk merr drogë që prej muajit prill dhe në një letër dërguar gjykatëses ai thekson se Lindsay u shtrua në një klinikë rehabilitimi.

24 vjecarja mund të dërgohet së shpejti në burgun e vetëm të femrave në Kaliforni, “Century Regional Detention Facility”. Në një mesazh të shkruar në Twitter, Lohan e ka kundërshtuar vendimin, duke cituar paragrafin 5 të së Drejtës Civile Ndërkombëtare. “Në këtë pikë thuhet qartë se askush nuk mund të dhunojë të drejtën njerëzore”, thekson ajo.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA