Kelly: Mos më krahasoni me Beyonce
09/07/2010 16:20
Kelly Rowland nuk duron dot ta krahasojnë me Beyonce Knowles.
Këngëtarja e “Commander” e cila u bë e famshme në krahë të Beyonce në grupin “Destiny’s Child”, edhe pse e konsideron “motër”, krahasimin me të e vlerëson si “jointeligjent”.
Në një intervistë për “The Independent” ajo shpjegon:
“Ne jemi motra! Por lajmet negative dhe zënkat shesin më shumë. Njerëzit nuk mund të mendojnë asgjë më inteligjente sesa të krahasojnë”, theksoi ajo.
“E tillë është kjo industri. Edhe pse muzika ime s’ngjan fare me të sajën, njerëzit gjithmonë gjejnë diçka për të thënë”, theksoi Kelly.
Top Channel