FMN: Ju kërcenon borxhi

09/07/2010 20:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet i shqetësuar për gjendjen e financave publike.

Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gervin Bell, ka zhvilluar një takim me deputetët dyer te mbyllura ne Komisionin e Ekonomisë, ku ka folur mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare dhe rreziqet që i kanosen asaj. Top Channel ka mësuar se Bell ka folur me tone të shqetësuara për rritjen e borxhit publik, duke parlajmëruar se ky i fundit mund të shndërrohet në një kërcënim serioz për ekonominë.

Misioni i FMN-së ndodhet në Tiranë prej disda ditësh dhe po mbikqyr nga afër gjendjen e ekonomisë, dhe vecanërisht atë të financave të qeverisë. FMN gjithmonë ka këmbëngulur në uljen e borxhit publik, nën nivelin 40 për qind, nën argumentin se ekonomia shqiptare nuk mund të përballojë dot nivele më të të larta të borxhit.

Por në fund të vitit 2009, treguesi i borxhit arriti në 60 për qind, si pasojë e shpenzimeve të larta të qeverisë gjatë fushatës elektorale. FMN është e shqetësuar se rritja e borxhit, në kushtet kur e gjithë ekonomia europiane është përfshirë në një krizë të financave publike, mund të rezultojë me pasoja jo të vogla për ekonominë e dobët të Shqipërisë.

Këtë të enjte qeveria paraqiti në Kuvend shkurtimin e shpenzimeve të buxhetit me 39 miliardë lekë, në përpjekje për të ulur deficitin buxhetor, por disa ekspertë shprehen skeptikë mbi skenarët e ardhshëm të borxhit publik, i cili tashmë është shndërruar në shqetësim për Shqipërinë. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta