Burri ekzekuton gruan në sy të fëmijëve
09/07/2010 01:25
Krimi brenda familjes rikthehet sërish. Këtë radhë në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, pak pas mesnatës, burri ekzekuton me breshëri automatike në sy të dy fëmijëve gruan e tij.
Sipas policisë, shtetasi Rrok Lekcukaj, 52 vjeç qëlloi me një breshëri automatike bashkëshorten e tij, Margarita Lekcukaj, 41 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të krimit, por siç raportojnë dëshmitarët dhe banorët e fshatit Bajzë, çifti prej disa ditësh ka patur zënka me motive të dobëta.
Menjëherë pas ngjarjes, bashkëshorti vrasës u prangos nga policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit dhe motiveve që çuan në ndërmarrjen e veprimit ekstrem të 52 vjeçarit.
Top Channel