Baldvin përgatit largimin nga filmi
09/07/2010 16:35
Alec Baldwin përgatit largimin nga bota e filmit për të vazhduar një jetë të qetë private.
Aktori i njohur amerikan ka lënë të kuptohet se pas skadimit të kontratës me serialin “30 Rock” në vitin 2012, ai do braktisë televizionin.
Në një intervistë për CNN, aktori që luan rolin e shefit Jack Donaghy tek ky serial, theksoi: “E pëlqej aktrimin por dua të ndjek edhe një jetë të ndryshme, një jetë private. Mendoj se do jetë shumë e vështirë të largohem tani”.
Në vijim ai ka shtuar se nuk do heqe dorë nga projektet për të pasur një jetë normale, larg shesh-xhirimit. Baldwin ka fituar dy cmime Emmy Awards me performancën e tij në “30 Rock”.
Top Channel