Mjeti me energji diellore Solar Impulse Hb-Sia është ulur në Payerne pas një fluturimi prej 26 orësh.

Ky është avioni i parë me energji diellore që ka fluturuar gjithë natën, kanë bërë të ditur promovuesit.

Mjeti eksperimentues ishte ngritur dje në mengjes nga piloti Andre’ Borschberg, promovues i projektit ambicioz së bashku me Bertrand Piccard.

“Për herë të parë një avion diellor ka mundur të fluturojë një ditë dhe një natë pa karburant”, është shprehur Borschberg.

Top Channel