Van Marwijk: Holanda nuk e ka frikë Spanjën
08/07/2010 20:20
Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk e pranon së Spanja është kombëtarja më e fortë në botë por shton se Holanda nuk e ka frikë.
“Kam shumë besim pasi shumë lojtarë po rriten nga ndeshja në ndeshje dhe besoj se Van Persie do luajë ndeshjen më të mirë”, shprehet ai. Nën hijet e skuadrave legjendare të viteve 1974 dhe 1978 kur Holanda arriti deri në finale, Marwijk është detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për Holandën e tij.
“Nuk mund të krahasohen periudha të ndryshme. Eshtë e pamundur të krahasojmë ata lojtarë me djemtë e mi. Gjithësesi Krol ka qënë me në gjatë stërvitjeve. Kemi folur shumë me të dhe ai është edhe e tashmja jonë”, thekson tekniku “tulipan”.
Top Channel