Tirana kualifikohet në kohën shtesë
08/07/2010 21:35
Tirana arrin një kualifikim mjaft të vuajtur për në turin e dytë të Europa League pasi arriti një fitore të vështirë pas 120 minutave lojë në ndeshjen kundër hungarezëve të Zalaegerszegi.
0-1 u fiksuan shifrat në fund të 120 minutëshit me një gol të shënuar nga Karabeci në minutën e 107-të të takimit të kthimit. 90 minutëshi i rregullt përfundoi në barazim 0-0 ashtu si ndeshja e parë në Tiranë, por bardheblutë treguan më shumë qartësi në lojën e tyre, duke merituar kalimin për në turin tjetër.
Skuadra e tretë shqiptare në këtë eveniment është Besa e Kavajës që do ndeshet me Olimpiakosin e Pireut, një ndeshje që parashikohet shumë e vështirë për skuadrën kavajase.
Top Channel