Spanja, Zapatero përgëzon Puyol
08/07/2010 12:00
Kryeministri spanjoll Jose’ Luis Rodriguez Zapatero ka përgëzuar golin e Carles Puyol që çoi Spanjën në finalen e botërorit.
“Çfarë lehtësimi, çfarë goditje me kokë, ishte me të vërtetë madhështore”, është shprehur entuziast Zapatero, që është edhe tifoz i Barcelonës.
Puyol e ka përgëzuar edhe David Villa, i cili nga sezoni i ardhshëm do të luajë në krahë të tij në klubin katalanas.
Top Channel