Partia Socialiste ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës për atë që deputeti Blendi Klosi e quajti qeverisje e dështuar e ngritur mbi votat e vjedhura të 28 qershorit.
“Plot nje vit nga dita e manipulimit elektoral, Berisha mund te deshmoje se i vetmi aksion qeveritar që ka punuar dhe po punon eshte ai i harxhimit te parave te taksapaguesve shqiptare per lobingun antitransparence”, tha Klosi.
Por teksa deputeti Klosi rreshtonte nje varg te gjate akuzash ndaj qeverise, ne te njejten kohe jashte salles kolegu i tij, Ben Blushi ka kundershtuar ashper vijen zyrtare te Partise Socialiste. Ne prag te zgjedhjeve te krereve lokale, Blushi ka theksuar se kandidaturat e tyre jane eleminuar apo perzgjedhur jo ne baze te kerkesave te bazes por te kryetarit Rama.
“I kërkoj të gjithëvë që në menyre demokratike, në cdo rreth që në mënyrë publike dhe të hapur pa asnjë lloj droje , te regjistrohen dhe te kene mundesi per t’u zgjedhur apo per të humbur”, tha Blushi.
Deputeti i Levizjes per Mendim Ndryshe ka shkuar me tej kur kundershtoi rivendosjen e marrdhenies se kushtezuar me kuvendin e Shqiperise por edhe opsionin e moshyrjes ne zgjedhje lokale.
“Nese Rama ka frike se humb ne zgjedhjet lokale, 60 mije anetare te PS nuk e kane kete problem sepse e kane mundur berishen edhe kur rama nuk ishte”, u shpreh Blushi.
Por teksa Levizja per Mendim Ndryshe ka kundershtuar ne vazhdimësi vijen zyrtare te Partise Socialiste, prej disa muajsh ne seline roze nje grupim tjeter i perfaqesuar nga deputeti Klosi ka kerkuar radikalizimin e qendrimit perballe qeverise.
Top Channel