Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Një cift të rinjsh italianë prenotuan biletat për në Sydney të Australisë por kur kanë zbritur nga shkallët e avionit e panë veten në një qytezë të Kanadasë në brigjet e Atlantikut me të njëjtin emër.
Gabimi i shoqërisë së udhëtimeve dhe historia e vecantë e të rinjve ka gjetur hapësirë të madhe në shtypin e dy vendeve. Fillimisht të rinjtë menduan se bëhej fjalë për një shaka por më pas morën vesh të vërtetën, duke prenotuar një tjetër udhëtim për në destinacionin e dëshiruar.
Gjatë ndalesës së qytezën e ishullit kanadez “Cape Breton” Valerio dhe Serena janë akomoduar në një hotel luksoz nga kompania e udhëtimeve, në pritje për t’u nisur drejt Australisë. Kjo nuk është hera e parë që Sydney i Kanadasë ngatërrohet me atë të Australisë pasi në vitin 2002 në ishullin e Atlantikut përfundoi një cift britanik, ndërsa dy vjet më parë një grua nga Argjentina.
Top Channel