Avokati Spartak Ngjela, ka rrëfyer se si e ka përjetuar 2 korrikun e 20 viteve më parë, kur shqiptarët filluan të futeshin në ambasada.
“Hoxha ia la pushtetin gjithë përfaqësuesve të ish-shkollës sovietike. Po ta shikosh me një prizëm historik, Alia mbështeste regjimet që ishin më refraktare në lidhje me Moskën”, është shprehur Ngjela.
Ai ka cilësuar si kundërshtarë të regjimit komunist ishin pikërisht personat që u futën në ambasadë.
“Gjëndja këtu ishte më e majisur. Ramiz Alia deklaroi që kishte shume pak intelektualë mes personave që hynë në ambasada. Kundërshtarë të regjimit këtu kanë qenë pikërisht ato shtresa që hynë në ambasada. Koshienca e lirisë nuk ka të bëjë shumë me sundimin”, ka shtuar Ngjela.
Top Channel