Mbi 2 mijë tonë municione të asgjesuara

08/07/2010 20:20

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia ka deklaruar se gjatë muajit qershor 2010 janë asgjesuar 2 mijë e 283 tonë municione, që është dhe niveli më i lartë brenda 1 muaji i arritur ndonjëherë nga Shqipëria.

Spahia deklaroi se, gjatë gjashtë muajve të këtij viti janë asgjesuar 8160 tonë gjithësej, nga 6 mijë e 540 tonë në total që u asgjesuan një vit më parë.

Ajo që vlerësohet nga demontimi i armëve gjatë këtij viti është fakti se pavarësisht rrezikshmërisë së lartë, nuk është regjistruar asnjë incident në linjat e shkatërrimit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA