Drafti i ligjit te Arsimit te Larte, i hartuar nga Ministria e Arsimit, sipas drejtuesve te universiteteve asgjeson autonomine e universiteteve publike.
Rektori i universitetit te Tiranes ka sqaruar se ky draft eshte hartuar pa u konsultuar me ta dhe i detyron universitetet te marrin leje ne ministri per cdo kriter apo veprim qe ata vendosin te ndermarrin.
“Nëse projekti do të kalonte atëherë nuk diskutohet më autonomia e Universiteteve publike. Ato vendosen në një situatë që nuk kanë qenë as në kohën e diktaturës”, u shpreh Kule.
Rektori i universitetit te Tiranes tha se autonomia akademike dhe financiare e universiteteve cenohet teresisht nga ky draft, i cili prish edhe skemen e arsimit te larte.
Rektoret kane kerkuar qe te ndryshohet pjesa e ligjit ku saktesohet cikli i diplomave, pasi ende Ministria nuk eshte shprehur sesi do te kategorizohen diplomat per studentet qe kane mbaruar ciklin e vjeter te studimeve dhe kane vazhduar masterin e nivelit te dyte.
Top Channel