Kriza e “Albpetrol”, debate në Kuvend

08/07/2010 20:10

Kuvendi ka miratuar me votat e shumicës një akt normativ të qeverisë që i jep të drejtën kompanisë “Albpetrol” ta shesë naftën me cmimet e bursës.

Kjo masë e qeverisë vjen në një kohë kur kompania është në vështirësi financiare dhe ka tre muaj pa shlyer pagat e punonjësve.

“Duke tregtuar një mall burse, i bie që kësaj kompanie t’i lejohet të tregtojë naftën me cmimin që ka bursa”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Por opozita, ndonëse ka mbështetur parimisht aktin, akuzoi qeverinë se po e con drejt falimentimit kompaninë për shkak të keqmenaxhimit.

“Si ka mundësi që një kompani s’ka lekë të paguajë rrogat, kur ndërkohë janë 60 milionë euro kreditim për një kompani tjetër”, është shprehur deputeti i PS, Arben Malaj.

““Albpetrol” është i detyruar që për 5 vjet t’ia shesë prodhimin “Armo”-s. “Armo” nuk paguan detyrimet por paguan Milanin dhe Realin. Këtë duhet të dinë ata punonjësit. Rrogat e tyre janë atje”, ka deklaruar deputeti tjetër Erjon Brace.

“Albpetrol” vitin e kaluar raportoi një fitim prej rreth 350 milionë lekësh, por në një relacion të Ministrisë së Ekonomisë dërguar në Kuvend thuhej se kompania ndodhet në vështirësi për shkak të detyrimeve të krijuara nga kompanitë private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA