Howard Webb, arbitri i finales së Johanesburgut

08/07/2010 19:15

Do të jetë anglezi Howard Webb arbitri i finales së madhe të Johanesburgut mes Holandës dhe Spanjës.

Lajmin e bën të ditur FIFA nëpërmjet një komunikate që vërteton kështu zërat e ditëve të fundit që e shikonin Wbb si emrin më të mundshëm për të drejtuar finalen e 11 Korrikut në “Soccer City”.

Asistentët e tij do jenë anglezët Darren Cann e Michael Mullarkey, ndërsa arbitër i katërt japonezi Yuichi Nishimura. Finalja për vendin e tretë, Uruguaj-Gjermani në “Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth” do drejtohet nga meksikani Benito Archundia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA