Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka akuzuar qeverinë se po mundohet të shkelë pavarësinë e sistemit gjyqësor me rrëzimin e kandidatëve të presidentit për anëtarë në Gjykatën e Lartë.
“PS e konsideron të papranueshëm këtë proces. Ai është një farsë politike. Rrëzimi i kandidatit Sokol Como është tërësisht politik. Mazhoranca me veprimet e saj po mëpërkëmb gjithë gjyqësorin”, ka deklaruar Xhafaj.
Ai ka akuzuar qeverinë se përmes forcës së kartonave po mundohet të vendosë njerëzit e saj në gjyqësor dhe për këtë ka paralajmëruar tërheqjen e opozitës nga ky proces.
“Qeveria kërkon të zgjedhë arbitrat e saj. Grupi i PS e dënon me forcë këtë farsë politike. Ne nuk mund të jemi me ju në këtë proces”, ka shtuar Xhafa. Menjëherë pas fjalëve të tij, deputetët e opozitës janë ngritur dhe kanë braktisur seancën parlamentare.
Top Channel